Pas një dekade, Zendaya dhe Tom Holland rikrijojnë momentet ikonike nga fillimet e historisë së tyre

Zendaya dhe Tom Holland kanë emocionuar fansat duke rikrijuar fotografitë e realizuara gjatë turneut të tyre të parë promovues për filmin “Spider-Man”, plot 10 vite më vonë.
Dy aktorët, të cilët u njohën gjatë xhirimeve të “Spider-Man: Homecoming” në vitin 2016 dhe sot janë të martuar, janë rikthyer së bashku në fushatën promovuese të filmit më të ri, “Spider-Man: Brand New Day”.
Në një postim të shpërndarë nga Sony Pictures në Instagram, çifti rikrijon disa nga pozat më të njohura të viteve të para të bashkëpunimit të tyre. Në një prej fotografive, Zendaya shfaqet elegante me një fund të bardhë dhe një bluzë të zezë pa mëngë, ndërsa Tom Holland përsërit pozën ikonike nga imazhi origjinal.
Galeria përfshin edhe fotografi me aktorin Jacob Batalon, i cili rikthen rolin e Ned Leeds, ndërsa Sony e shoqëroi postimin me mbishkrimin: “Kanë kaluar tashmë 10 vite.”
Së fundmi, Zendaya dhe Tom Holland kanë qenë të angazhuar me promovimin e filmave “Spider-Man: Brand New Day” dhe “The Odyssey”, duke marrë pjesë në evente në Meksikë dhe New York.
Ndërkohë, Zendaya ka bërë të ditur se pas një viti intensiv, gjatë të cilit ka realizuar pesë projekte dhe është martuar me Tom Holland, planifikon të bëjë një pauzë nga Hollywood-i. Aktorja ka thënë se dëshiron të tërhiqet për një periudhë për t’iu përkushtuar vetes pas një kalendari të ngarkuar profesional.


