Arsenali gjen objektivin e ri në s*lm/ Arteta kërkon talentin e Leipzigut pas humbjes së garës për Rogers

Arsenali gjen objektivin e ri në s*lm/ Arteta kërkon talentin e

Arsenali ka nisur kontaktet për një tjetër talent të madh të futbollit evropian, pasi trajneri Mikel Arteta ka kthyer vëmendjen te Yan Diomande i RB Leipzig.

Sulmuesi anësor 19-vjeçar nga Bregu i Fildishtë është futur në listën e prioriteteve të klubit londinez, ndërsa drejtuesit e “Topçinjve” kanë zhvilluar bisedimet e para me përfaqësuesit e lojtarit për një transferim të mundshëm gjatë verës.

Arsenali po kërkon alternativa në repartin ofensiv pasi Chelsea është shumë pranë sigurimit të shërbimeve të Morgan Rogers për një shumë rreth 117 milionë euro.

Megjithatë, transferimi i Diomandes nuk pritet të jetë i lehtë. RB Leipzig dëshiron ta mbajë talentin edhe për një sezon tjetër dhe i ka vendosur një çmim rreth 120 milionë euro për çdo klub që kërkon ta afrojë.

Vetë lojtari preferon të luajë në krahun e djathtë të sulmit, ku mendon se mund të ketë më shumë mundësi për aktivizim dhe zhvillim.

Në garë për shërbimet e tij janë edhe Paris Saint-Germain dhe Liverpooli. Klubi francez raportohet se ka avancuar në bisedimet me lojtarin, ndërsa po negocion me Leipzig për mënyrën e transferimit.

Ndërkohë, Arsenali vazhdon të monitorojë edhe situatën e Julian Alvarez te Atletico Madrid, duke lënë të hapur mundësinë për një lëvizje tjetër në sulm.

Tani drejtuesit e klubit londinez duhet të vendosin nëse do të bëjnë një ofertë konkrete për Yan Diomanden apo do të presin zhvillimet e merkatos për të gjetur përforcimin ideal për repartin ofensiv.

 

 

EMISIONET