"S'do të tradhtoj parimet"/ Deputetja e LDK-së shpërthen ndaj Kurtit: Vetëvendosja kërkoi nënshtrim, jo.....

"S'do të tradhtoj parimet"/ Deputetja e LDK-së

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka sqaruar publikisht arsyet pse kundërshton një bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje, duke drejtuar kritika të forta ndaj kryeministrit në detyrë dhe liderit të kësaj force politike, Albin Kurti.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Ymeri publikoi një video, të cilën e cilësoi si një nga provat e qëndrimeve të Kurtit ndër vite ndaj LDK-së, ish-presidentit historik Ibrahim Rugova dhe institucioneve të Kosovës.

"Qëndrimi im kundër VV-së buron nga armiqësia e Albin Kurtit ndaj LDK-së dhe Ibrahim Rugovës, si dhe ndaj institucioneve të Kosovës. Kjo video është një ndër provat," shkroi ajo.

Deputetja akuzoi Kurtin se ka ndjekur një qasje përçarëse në politikë, duke pretenduar se ai ka kërkuar "nënshtrim e poshtërim, e jo bashkëpunim".

Megjithatë, Ymeri theksoi se Vetëvendosja i ka votat për të formuar qeverinë dhe mundësinë për t'i dhënë vendit një president, por nënvizoi se ajo nuk do të heqë dorë nga bindjet e saj politike.

"Në çdo rast, unë do t'u qëndroj besnike parimeve për të cilat jam votuar nga qytetarët," u shpreh deputetja e LDK-së, duke përjashtuar çdo lëvizje që, sipas saj, bie ndesh me mandatin e marrë nga votuesit.

 

EMISIONET