Shella: Shqipëria jo vetëm po zbrazet, por rrezikon të zëvendësohet nga popullata të tjera

Drejtori i INFOCIP, Gerti Shella, ka ngritur alarmimin mbi krizën e përfaqësimit demokratik dhe braktisjen e vendit, duke deklaruar në emisionin “Ora e Betit” në Ora News se maxhoranca e sotme qeveris me vetëm 21% të votave të të gjithë zgjedhësve, ndërsa Shqipëria po përballet me rrezikun e zëvendësimit të popullsisë autoktone.

"Ne kemi dy zgjedhje të fundit për Kuvendin e Shqipërisë ku shifrat në votime shkojnë në 48-49% të elektoratit të regjistruar. Edhe pse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në zgjedhjet e fundit për Kuvendin bëri një shkurtisje të thellë nga 4.2 milionë në 3.7-3.8 milionë, zgjedhës me të drejtë vote, përsëri ne pamë një pjesëmarrje shumë të ulët, 49%.

Po të doni me një përkthim të thjeshtë, partia sot që qeveris vendin ka arritur të marrë vetëm 21%, 21-21.5% të totalit të votuesve me të drejtë vote në Republikën e Shqipërisë.

Pra këtu përmbysja në kuptimin më kundërintuitivja për demokracinë ka ndodhur. Nuk është e vërtetë, siç edhe është thënë në kundërpërgjigje të tezave të protestës, që shumica ka mandat për të qeverisur. Këtu ka një pakicë e cilësuar, do të thosha se 21% është pakicë e cilësuar, mandatin për të qeverisur, ndërkohë që pikëpyetjet me të drejtë janë ngritur mbi kualitetet e sistemit demokratik, mbi nivelin e përfaqësimit, mbi aftësinë apo mundësinë e garantuar për ta gëzuar vendin, pra për të mundur të jetosh me dinjitet apo për të ndjekur një aspiratë në vendin tënd dhe për t'i thënë si të thuash në një mënyrë apo në një tjetër stop kësaj bjerrje të madhe që është e natyrës demokratike, politike, shoqërore, por po të doni dhe ekzistenciale.

Se një nga tezat që mua më ka bërë përshtypje dhe që është artikuluar fort në protestë, është një Shqipëri jo thjesht e zbrazur nga banorët e vet, pra nga autoktonët, nga shqiptarët, të cilët nuk po e trashëgojnë apo nuk po munden dot të, po marr metaforën e huaj të Albanit, që nuk kanë një tapi në xhep për të gëzuar shtëpinë e tyre, por nga frika se mos ndoshta në këtë moment zbraztie këtu na vijnë të tjerë, raca të tjera, popullata të tjera, njerëz me kohezion social, ushtarak, inteligjent, po të doni më të madh se ne, të cilëve ne s'do mundeshim dot t'i bënim ballë.

Dhe kjo në fakt po ndodh dhe ne mund ta vëzhgojmë fenomenin se si ndodh në Qipro, se si ndodh në Alpet italiane, se si ndodh në po themi rrethinat mesdhetare, ku raca të tjera, popullsi të tjera, jo me patjetër të vlerësuara apo të para pozitivisht në optikën e opinionit publik europian apo ndërkombëtar, vijnë zënë vend dhe zbojnë, zbojnë popullatën autoktone", u shpreh Shella.

Ndiqni emisionin e plotë:

EMISIONET