Bakalli: U zgjua zjarri që nuk e dinim se e kishim, protesta ndryshoi perceptimin për shqiptarët

I ftuar në emisionin “Ora e Betit” në Ora News, Nador Bakalli tha se reagimi qytetar ka sjellë një bashkim të pazakontë mes rrymave të ndryshme politike, duke e cilësuar protestën si një moment që ka ridimensionuar shoqërinë shqiptare.

"Po e kam ndjekur protesten, e para e punës që është e rëndësishme, e kam ndjekur si një, si një shkëndijë shprese, që ky vend e ka pasur, e ka si ujin e pakët pra. Kur paskemi qenë. Se paskemi ditur që e paskemi pasur këtë zjarr nga brenda. Kështu që na ka motivuar të gjithëve, unë i bashkohem asaj që kjo protestë na ka, na ka ridimensionuar ne si popull. Pra, na ka treguar si një popull jashtëzakonisht të rrudhur, si popull që nuk është i vdekur nga ana shpirtërore, pra dimë me reagu kur gjërat s'shkojnë mirë.

Ka paraqitur figurën e Edi Ramës ndërkombëtarisht, ai kishte krijuar një kala beteje sikur imazhi i tij ndërkombëtarisht është pra, është i vetmi që mund t'ia rrisi emrin kësaj Shqipërie. Ishte i vetmi njeri edhe për këtë ai ka luftuar shumë. Imazhi i tij sot ndërkombëtarisht është i, i shkatërruar. Nuk ka të madh e të vogël që nuk e njeh Edi Ramën se për çfarë është realisht. Thjesht një satrap oriental, thellësisht i korruptuar, i cili e ka futur këtë vend në një batak jashtëzakonisht të rrezikshëm.

Pra ky është ai, sot ka imazhin që meriton të ketë në botë. Protesta në gjykimin tim, duke pasur këtë larminë e madhe si të thuash të zonës gri, aty ka të djathtë, të majtë, aty ka dhe parti që konsiderohen edhe marksiste për shembull, siç është Lëvizja Bashkë, apo jo?

Që quhen si të tillë. Ka të djathtë si zoti Shehaj, Lëvizje pra... Ka një, një larmi të madhe ideologjike brenda kësaj proteste, e cila, e cila është sa pozitive, sepse deri diku i ka bashkuar njerëzit edhe thonë që "Ok, jemi bashkë deri kur dorëheqja e këtij të na ndajë", pra është krijuar si slogan. Aq mund të jetë edhe negative për shkak se krijohen këto pakënaqësitë. Pra detyrohet rryma që nuk kanë shumë lidhje me njëra-tjetrën të bashkohen me ato ngërçet që mund të krijohen, krijohet ngërç edhe me opozitën", u shpreh Bakalli.

Ndiqni emisionin e plotë:

EMISIONET