Maho: Kjo protestë është një nga gjërat më të mira që i ka ndodhur Shqipërisë në 13 vitet e fundit
I ftuar në emisionin "Ora e Betit" në Ora News, gazetari Armand Maho e cilësoi protestën si një moment kyç të angazhimit qytetar, duke theksuar se ajo tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe, sipas tij, nxori në pah problematika të rëndësishme të qeverisjes.
" Berisha në çdo moment ka bërë thirrje që protesta të mbështetet.
Tre ditët e para as unë s'e mora vesh për çfarë bëhej ajo protestë.
Unë e kam thënë gjithmonë domethënë, kjo protesta është një nga gjërat më të mira që i ka ndodhur Shqipërisë. Të paktën domethënë në këto 13 vite të qeverisjes së Edi Ramës.
o kjo lloj proteste, ky lloj angazhimi qytetar, dhe angazhimi sidomos i mediave ndërkombëtare, kanë nxjerrë fytyrën e vërtetë të Ramës. Atij Ramës domethënë që ishte aq tërheqës për ata të huajt, e ke parasysh, bënte ato batutat nëpër tryeza. Pra, kjo ia nxori sytë atyre ndërkombëtarëve të paktën për atë Ramë që njohim ne. Domethënë që i ka të gjitha, që është hajdut. Që është i korruptuar.
Po që është dhe tradhtar. Përderisa ti përfaqëson 1 milion shqiptarë. Dhe po merr copat e Shqipërisë, duke ua shitur, ose duke ua dhuruar individëve, jo vetëm nga katër anët e botës, por edhe individëve domethënë këtu që janë të zhytur në korrupsion, në trafik droge, e në gjithëfarë lloj pislliqesh, atëherë tradhtar je. Se ti po shet asetet e vendit. Dhe këtë e kanë nxjerrë në pah protesta.
Pikërisht këto pislliqet që Rama i shiste si suksese sa andej-këtej, pra se këto s'janë investime, këto janë pastrime parash në shumicë, këtë e kanë nxjerrë përballë protesta.
Dhe kjo është shumë e rëndësishme. Pra po është futur Reuters-i live, janë futur mediat si CNN live, e kanë futur protestën. Gjë që përballë edhe të korrupsionit të Ramës domethënë, se Rama s'bën korrupsion vetëm me të tijtë e kështu, bën korrupsion dhe me ndërkombëtarët", u shpreh Maho.
Ndiqni emisionin e plotë:


