FOTO/ Emina Çunmulaj uron bashkëshortin për ditëlindje: Je bërë versioni më i mirë i vetes

Modelja shqiptare me famë ndërkombëtare, Emina Çunmulaj, ka ndarë një urim të veçantë për bashkëshortin e saj, sipërmarrësin iraniano-amerikan Sam Nazarian, me rastin e ditëlindjes së tij.
Përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet duke e përqafuar partnerin e saj, Emina i ka kushtuar disa fjalë plot dashuri dhe mirënjohje për vitet e kaluara së bashku.
“Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime. Kam pasur fatin të festoj 16 ditëlindjet e tua me ty dhe mund të them me gjithë zemër se je bërë versioni më i mirë i vetes”, ka shkruar ajo.
Modelja shqiptare ka theksuar se bashkëshorti i saj vazhdon të jetë një person që mëson vazhdimisht, mbetet i përulur dhe është gjithnjë më i përkushtuar ndaj familjes.
“Gjithmonë duke mësuar, gjithmonë i përulur dhe më i përkushtuar e më i lidhur se kurrë”, ka shtuar Çunmulaj në urimin e saj.

Emina dhe Sam Nazarian janë prej vitesh së bashku dhe kanë ndërtuar një familje me tre fëmijë. Modelja shpesh ndan me ndjekësit momente nga jeta e saj familjare, duke treguar rëndësinë që ka familja për të.
Me këtë urim, Emina ka dëshmuar edhe një herë lidhjen e fortë dhe afërsinë që ndan me bashkëshortin e saj, duke e cilësuar atë si versionin më të mirë të vetes pas viteve të përbashkëta.


