“U dh*nua një person për një vezë!”/ Loku shpërthen ndaj policisë: Edhe një t*rrorist trajtohet me më shumë dinjitet

E prekur dhe e indinjuar nga pamjet e dhunës policore ndaj qytetarëve, aktivistja Rigerta Loku ka lëshuar një deklaratë të fortë në emisionin "Ora e Betit" në Ora News, ku duke krahasuar ngjarjet e Zvërnecit me shoqërimet e fundit të protestuesve, u bëri thirrje shqiptarëve të bashkohen kundër një sistemi që sipas saj po dhunon njerëzit e vet.

" Duke i shkuar në krye të herës tërheqjes zvarrë të zotërisë në Zvërnec, ka qenë, unë e flas si, si njeri, si nënë, si person që ndoshta lidhje unë s'kam asnjë lidhje direkte me Zvërnecin as nuk e njoh, po të shohësh një, një baba, një, një prind, një të afërm që ta tërheq policia zvarrë duke kërkuar një të drejtën tënde, është drithëruese.

Sot të njëjtën ndjenjë pata me një djalë, të cilin e tërhiqnin tre policë edhe për flokësh e tërhiqnin.

E kishin kapur bluzën, e kishin kapur bluzën, e tërhiqnin, e dhunonin tre katër persona me një person të vetëm.

I thashë personit që isha me të, të jetë terrorist, edhe një terrorist e kapin nga shpatullat dhe e mbajnë, e mbajnë në mënyrë dinjitoze, atë po e tërhiqnin zvarrë.

Mendoni thashë, ta shohë nëna e vet këtë djalë. Mendoni ta shohë babai i vet këtë djalë. Po ai as nuk ka pasur armë. Paska pasur një vezë.

Po një vezë do ta bëjë Policinë e Shtetit të zbresë, të zhvishet nga, nga uniforma?

Kështu që, për mendimin tim, jo autogol, por ai po dhunon, ky sistem, sepse nuk mendoj të jetë një njeri i vetëm, ky sistem po dhunon njerëzit e vet.

Po dhunon shqiptarët. Kështu që është një situatë që ka bërë bashkë të gjithë. Janë këto tërheqje zvarrë që i bëjnë shqiptarët bashkë. Janë këto dhunime që i bëjnë shqiptarët bashkë. Kështu që për mua është diçka vërtet sensacionale që unë arrita të takoj njerëz të tjerë, me këtë sebep. Ra ky sebep dhe u takuam", u shpreh Loku.

Ndiqni emisionin e plotë:

EMISIONET