BERISHA KUNDËR “BESËS” SË RAMËS/ Kryedemokrati: Protesta deri në rrëzimin e qeverisë së PS

Lideri i opozitës, Sali Berisha nuk e konsideroi dokumentin e kryeministrit Edi Rama  për një beslidhje të re me qytetarët. Kryedemokrati e cilësoi cinizëm, teksa shtoi edhe Reformën Territoriale si një arsye për protesta deri në rrëzimin e qeverisë socialiste
BERISHA KUNDËR “BESËS” SË RAMËS/ Kryedemokrati:

"Ju që e ndoqët dje në Pallatin Presidencial, ju patë aty një dyfytyrësh, një cinik dhe një njeri të falimentuar."

Ky ishte reagimi i kryedemokratit Sali Berisha, lidhur me prezantimin e dy dokumenteve si reflektim pas protestës së Flamingove nga kryeministri Edi Rama, njëri prej të cilëve i titulluar ‘Besa’. Sipas Berishës, shefi i ekzekutivit injoroi të gjitha kërkesat e protestuesve dhe kjo ndodh kur njeriu nuk ka turp.

E përballë kësaj, Berisha ritheksoi qëndrimin lidhur me bashkëpunimet në procesin e reformave, kur tashmë socialistët janë vendosur të vijojnë para me një reformë territoriale pa konsensus.

"Pra, ai bën gjithçka për një konfrontim dhe unë ftoj qytetarët që këtë reformë kaq të rëndësishme për ata, për komunitetet e tyre, për zonën e tyre, të mos e lënë në duart e Edi Ramës por të bashkohen me kryengritjen e përgjithshme popullore në Tiranë gjer në largimin e tij."

Nga ana tjetër Berisha foli edhe për hapat që do të ndërmarrë PD pas procesit që e ka konsideruar si ripërtëritje.

"Sikundër pas përfundimit të gjithë procesit të brendshëm të partisë, ne do të riformulojmë axhendën tonë në funksion të zgjedhjeve të ardhshme, në funksion të suksesit të protestës dhe të largimit të Edi Ramës."

Por pati edhe një përgjigje për kritikët, se në krye të forcës që drejton, janë vendosur të rinj pa eksperiencë.

"Unë nuk them se këto janë figura të njohura. Por këto figura do ishin promovuar, se çdo njeri duhet të promovohet.... Shumë prej tyre janë grup ekselence, që kanë ardhur dhe janë bashkuar me Partinë Demokratike në ditë të vështira."

E në planin ekonomik, Berisha hodhi sërish akuza ndaj qeverisë dhe dëmtim të turizmit e jo vetëm, si pasojë e asaj që e konsideron si ‘narko Euro’.

EMISIONET