VIDEO/ Procesi ndaj bandës së Laert Haxhiut dhe tritoli te Noizy, Cllevio rikthehet në SPAK

Këtë të mërkurë reperi Kleviol Ahmeti u paraqit në GJKKO, në cilësinë e dëshmitarit në seancën e bandës së Laert Haxhiut.

Ahmetaj, i njohur edhe me emrin Cllevio pas dëshmisë u pa duke lënë ambientet, por pa dhënë një deklaratë për mediat.

Kujtojmë se gjithccka nisi pas rrëfimit të të penduarit te drejtësisë Artan Tafani, i cili zbuloi se tritoli ndaj këngëtarit Rigels Rajkut ishte vendosur me urdhër të Laert Haxhiut, pas konfliktit mes dy këngëtarëve në rrjetin social “TikTok”.

Lidhur me këtë, edhe vetë Këngëtari ka deklruar pak javë më parë nga SPAK, ku tha se edhe ai është palë e dëmtuar.

Në seancë duhej të dëshmonte edhe reperi tjetër, Rigles Rajku i njohur si Noizy, lidhur me tritolin e vendosur më 8 qershor 2022 në bizneset e babait të tij në Durrës. Të dy artistët janë në mesin e dhjetëra dëshmitarëve të thirrur nga mbrojtja e Haxhiut, i cili po gjykohet si kreu i një grupi kriminal.

EMISIONET