Pas një periudhe të vështirë, Celine Dion surprizon fansat me projektin e ri muzikor!

Këngëtarja kanadeze Celine Dion po vijon rikthimin e saj të shumëpritur në skenën muzikore, duke njoftuar publikimin e një kënge të re në gjuhën frënge më 3 korrik.
Artistja zbuloi projektin përmes një serie postimesh enigmatike në rrjetet sociale, ku ndau fjalët “Pardon”, “Bonjour” dhe “Merci”, duke ngjallur menjëherë interesin dhe entuziazmin e fansave në mbarë botën. Kënga e re është shkruar nga kompozitorët francezë Renaud Rebillaud dhe Ycare.
Ky publikim vjen vetëm disa muaj pas këngës “Dansons”, e lançuar në prill dhe e realizuar në bashkëpunim me kompozitorin e njohur francez Jean-Jacques Goldman. Videoklipi i kësaj kënge, i xhiruar në rrugët e Parisit, është pritur mjaft mirë nga publiku, duke grumbulluar miliona shikime.
Rikthimi i Dion në skenë pason një periudhë të vështirë, gjatë së cilës ajo u tërhoq nga aktivitetet artistike për shkak të pandemisë së COVID-19 dhe problemeve shëndetësore me të cilat u përball në vitin 2022.
Një nga momentet më të rëndësishme të rikthimit të saj ishte performanca në ceremoninë hapëse të Paris 2024 Olympic Games, e cila u konsiderua si një rikthim madhështor në skenën ndërkombëtare.
Ndërkohë, interesi i jashtëzakonshëm i publikut për koncertet e saj ka bërë që të gjitha biletat për 16 koncertet e para të shiten brenda një kohe shumë të shkurtër, duke detyruar organizatorët të shtojnë edhe 10 data të tjera gjatë vitit 2027.
Me publikimin e këngëve të reja dhe rikthimin e suksesshëm në skenë, spekulimet për një album të ri nga Celine Dion po shtohen gjithnjë e më shumë.

