FOTO/ “Shoku im i bangës dhe i jetës”, Sara Karaj bën dedikimin romatik për bashkëshortin në datëlindjen e tij!

Ish-konkurrentja e Ferma VIP, Sara Karaj, ka emocionuar ndjekësit në rrjetet sociale me urimin e veçantë kushtuar bashkëshortit të saj, Darti Malaj, i cili feston ditëlindjen.
Përmes një postimi të ndjerë, Sara e cilësoi partnerin e saj si “djalin më të mirë në botë”, duke vlerësuar rolin e tij si bir, baba, vëlla dhe bashkëshort.
“Gëzuar ditëlindjen ‘djalit më të mirë në botë’. Fëmijës që ende sot lë gjithçka për një përqafim të prindërve. Babit që mund të jetë i lodhur nga gjithçka, por kur vjen puna te fëmijët, gjen gjithmonë energji për një lojë tjetër, një xhiro tjetër, një të qeshur tjetër”, shkroi ajo.
Në mesazhin e saj, Sara vuri në pah edhe karakterin dhe besnikërinë e bashkëshortit, duke theksuar se ai ka mbetur i njëjti pavarësisht kalimit të viteve.
“Në një botë ku shumë njerëz ndryshojnë me kohën, ti ke mbetur i njëjti, i vërtetë, besnik dhe me zemër të madhe. Shoku im i bangës dhe i jetës, sot festojmë ty”, përfundon urimi i saj.

Sara Karaj u bë e njohur për publikun gjatë pjesëmarrjes së saj në sezonin e tretë të “Ferma VIP”, ku spikati për energjinë dhe karakterin e saj, duke arritur deri në fazat e fundit të garës.

