VIDEO/ Çfarë?! Zara Larsson rrëfen momentin e papritur, shoqja e saj u zhvendos me...

Këngëtarja suedeze Zara Larsson ka rrëfyer një situatë personale që i ka sjellë surprizë dhe siklet, pas një zbulimi të rastësishëm për jetën private të një prej shoqeve të saj.
Ajo ka treguar se ka vënë re përmes aplikacionit “Find My Friends” se shoqja e saj ndodhej në adresën e ish-të dashurit të saj. Fillimisht e ka menduar si rastësi, por më pas ka mësuar nga një tjetër shoqe se ajo ishte zhvendosur realisht për të jetuar në të njëjtën banesë me të.
Sipas saj, situata mbetet ende e paqartë, pasi nuk ka pasur një shpjegim të drejtpërdrejtë nga shoqja për këtë ndryshim. Ajo ka pranuar se nuk e ka trajtuar ende çështjen me të, duke lënë hapësirë edhe për mundësi që të mos bëhet fjalë për një situatë problematike.
Rrëfimi është bërë gjatë një interviste televizive, ku artistja ka folur për mënyrën se si e ka zbuluar këtë detaj përmes aplikacionit të vendndodhjes.

