Radonshiq: Pensionistët e huaj bëjnë turizëm në Shqipëri, ndërsa pensionistët shqiptarë mezi përballojnë jetesën
Ekspertja e ekonomisë Romina Radonshiq, e ftuar në emisionin "Epiqendër" të gazetares Sonila Musai, ngriti shqetësimin për mundësitë e kufizuara që kanë pensionistët shqiptarë për të bërë pushime, duke e krahasuar situatën me atë të pensionistëve të huaj që vizitojnë vendin.
Gjatë diskutimit për turizmin, Radonshiq u shpreh se Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë pensionistë nga vende të tjera, të cilët zgjedhin të kalojnë pushimet në vendin tonë dhe janë aktivë në forma të ndryshme turizmi.
Në të njëjtën kohë, ekspertja e ekonomisë theksoi se realiteti i pensionistëve shqiptarë është krejt ndryshe. Sipas saj, niveli i pensioneve nuk u krijon atyre mundësinë për të planifikuar pushime, pasi shumë prej tyre përballen me vështirësi edhe për të mbuluar shpenzimet bazë mujore.

