Tragjedi në Danimarkë/ Policia shkon për një zjarr por përballet me të shtëna, vr*tet efektivi dhe autori në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka tronditur qytetin Norresundby në veri të Danimarkës, ku një civil ka humbur jetën dhe një oficer policie ka mbetur i plagosur gjatë një përplasjeje me një person të armatosur.
Autori i dyshuar u qëllua nga policia dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ngjarja nisi kur forcat e policisë u dërguan në një zonë industriale pas një raportimi për zjarr në një ndërtesë. Menjëherë pas mbërritjes në vendngjarje, efektivët u përballën me të shtëna me armë zjarri nga një person i armatosur.
Policia reagoi duke hapur zjarr ndaj autorit, duke e plagosur rëndë atë. Pas përplasjes, personi u transportua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Nga të shtënat mbeti i vrarë një civil që ndodhej në zonë, ndërsa një efektiv policie u plagos. Sipas autoriteteve daneze, gjendja shëndetësore e policit të plagosur është e qëndrueshme.
Hetuesit po punojnë për të përcaktuar motivet e sulmit dhe dinamikën e plotë të përplasjes me armë.

