“SEKRETET” E BIDEN DALIN NË DRITË/ Publikohen audiot nga hetimi federal me regjistrimet e bisedave

Publikimi i regjistrimeve audio nga intervistat e Joe Biden ka rikthyer në qendër të debatit në Shtetet e Bashkuara çështjen e dokumenteve të klasifikuara. Në biseda, ish-presidenti flet për materiale të ruajtura nga koha kur ishte zëvendëspresident, ndërsa disa momente ku ai duket se ka vështirësi në kujtesë kanë ringjallur diskutimet mbi gjendjen e tij gjatë periudhës së hetimit.

“SEKRETET” E BIDEN DALIN NË DRITË/ Publikohen audiot nga

Dokumentet e klasifikuara që Joe Biden mbajti në pronësi edhe pasi u largua nga posti i zëvendëspresidentit janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes në Shtetet e Bashkuara.

Kjo pasi janë publikuar regjistrimet audio të intervistave që Biden zhvilloi me biografin e tij, Mark Zëonitzer, gjatë përgatitjes së një libri. Në biseda, ish-presidenti dëgjohet duke thënë se kishte gjetur dokumente të klasifikuara dhe diskuton për materiale që i kishte ruajtur nga koha në administratën Obama.

Regjistrimet tregojnë gjithashtu se në disa momente Biden ka vështirësi të kujtojë data, emra dhe ngjarje. Pikërisht këto elemente ishin përmendur edhe në raportin e ish-këshilltarit special Robert Hur, i cili hetoi çështjen e dokumenteve të klasifikuara.

Hur vendosi të mos ngrinte akuza penale ndaj Bidenit, duke argumentuar se nuk kishte prova se ai i kishte mbajtur dokumentet me qëllim shkeljen e ligjit, ndërsa bashkëpunimi i tij me hetimin u konsiderua një faktor i rëndësishëm.

Në regjistrime, Biden flet edhe për marrëdhënien me ish-presidentin Barack Obama, mosmarrëveshjet mbi ekonominë dhe politikën e jashtme, si edhe diskutimet që kishte zhvilluar me këshilltarët e tij për një kandidim të mundshëm në zgjedhjet presidenciale.

Publikimi i audiove ka rihapur debatin politik në SHBA. Mbështetësit e Bidenit e cilësojnë publikimin të motivuar politikisht, ndërsa kritikët argumentojnë se regjistrimet hedhin dritë të re mbi mënyrën se si ish-presidenti trajtoi dokumentet e klasifikuara dhe mbi gjendjen e tij gjatë intervistave.

EMISIONET