BREGU PERËNDIMOR NË PIKË KRITIKE/ Palestinezët po përballen me dh*nën e kolonëve izraelitë

Tensionet në Bregun Perëndimor kanë arritur në një pikë kritike, teksa banorët palestinezë akuzojnë kolonët izraelitë për sulme të vazhdueshme dhe ushtrinë izraelite për bastisje masive. Përplasja e fundit në fshatin Tal, la të vrarë 6 persona dhe solli arrestime të shumta, duke rritur frikën për një përshkallëzim të ri të dhunës.

BREGU PERËNDIMOR NË PIKË KRITIKE/ Palestinezët po

Në fshatrat e Bregut Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, tensionet mes komuniteteve palestineze, kolonëve izraelitë dhe forcave të sigurisë kanë arritur një nivel të ri përplasjeje.

Banorët e zonës thonë se sulmet e kolonëve dhe bastisjet ushtarake po e çojnë situatën drejt një pike shpërthyese. Përplasja më e fundit në fshatin Tal, shkaktoi vdekjen e katër palestinezëve dhe dy izraelitëve, duke sjellë një valë të re operacionesh sigurie.

Pas incidentit, ushtria izraelite arrestoi dhjetëra palestinezë dhe bllokoi disa rrugë kryesore në zonë. Hyrjet drejt Talit dhe fshatrave përreth u mbyllën pjesërisht ose plotësisht, duke krijuar radhë të gjata banorësh që kërkonin të kalonin pikat e kontrollit.

Sipas banorëve palestinezë, përplasja nisi pasi një grup kolonësh të armatosur tentoi të hynte në zonën e banuar të fshatit.

Ata pretendojnë se kolonët kanë kryer prej kohësh presion dhe sulme ndaj komuniteteve lokale, ndërsa ushtria izraelite thotë se bëhej fjalë për një përballje të dhunshme ku u përdorën armë nga të dyja palët.

Pas përleshjeve të fundit, autoritetet izraelite intensifikuan praninë ushtarake në zonë. Banorët raportojnë se dhjetëra persona janë ndaluar gjatë bastisjeve të ditëve të fundit, ndërsa disa prej tyre vijojnë të mbahen në paraburgim.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, numri i palestinezëve të vrarë në incidente të lidhura me sulmet e kolonëve këtë vit ka tejkaluar bilancin e një viti më parë. Organizatat palestineze thonë se dhuna nga kolonët është rritur ndjeshëm, ndërsa Izraeli argumenton se po vepron për ruajtjen e sigurisë.

Situata është tensionuar edhe më tej nga planet për zgjerimin e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor. Palestinezët dhe shumica e komunitetit ndërkombëtar i konsiderojnë këto vendbanime të paligjshme, ndërsa Izraeli e kundërshton këtë qëndrim.

Banorët paralajmërojnë se, nëse sulmet vazhdojnë, zemërimi dhe tensionet mund të shpërthejnë në një valë edhe më të madhe përplasjesh.

EMISIONET