A*mëpushim i brishtë mes SHBA-së dhe Iranit/ Të dyja palët ndalojnë s*lmet për t’i hapur rrugë negociatave

A*mëpushim i brishtë mes SHBA-së dhe Iranit/ Të dyja

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit kanë hyrë në një fazë të re, pasi të dyja palët kanë pezulluar përkohësisht sulmet, duke lënë hapësirë për negociata.

Ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, deklaroi se presidenti Donald Trump ka vendosur të ndalojë sulmet ndaj Iranit me qëllim krijimin e një mundësie për dialog.

"Po lë hapësirë për negociata", tha Waltz për televizionin Fox News, pa dhënë detaje të tjera mbi natyrën e bisedimeve.

Pas këtij vendimi, Irani njoftoi se gjithashtu nuk do të kryejë sulme për aq kohë sa Shtetet e Bashkuara të mos ndërmarrin veprime ushtarake.

Një burim iranian i tha agjencisë Reuters se qëndrimi i Teheranit mbetet i bazuar në parimin "sulm për sulm". "Nëse sulmet ndalojnë, edhe Irani do të pezullojë operacionet e tij. Ky mesazh tashmë i është përcjellë Shteteve të Bashkuara", deklaroi burimi.

Megjithatë, ai shtoi se në Iran ekziston më shumë skepticizëm sesa optimizëm për një ndalim afatgjatë të konfliktit, duke e cilësuar situatën si një "pauzë taktike" dhe jo si përfundim të përplasjes.

Gjatë fundjavës është regjistruar një qetësi relative në konfliktin mes dy vendeve. Pentagoni ka pezulluar bombardimet pas 13 netësh sulmesh të intensifikuara, ndërsa në ditët e fundit nuk janë raportuar sulme të reja iraniane ndaj objektivave në vendet fqinje.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse kjo pauzë do të shndërrohet në një marrëveshje të qëndrueshme apo do të jetë vetëm një ndalesë e përkohshme mes dy palëve.

EMISIONET