VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër (25 - 26 Qershor 2026)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.
I nxehti do të vijojë të dominojë pjesën më të madhe të Evropës, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura shumë të larta, ndërsa Evropa Lindore, rajoni i Baltikut dhe pjesërisht Alpet do të kenë reshje shiu dhe stuhi.
Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, moti do të jetë kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë gjatë paradites. Pasdite priten shtim vranësirash dhe mundësi për rrebeshe shiu në zonat lindore, juglindore dhe pjesërisht në qendër të vendit.
Temperaturat do të luhaten nga 15°C deri në 39°C. Era do të fryjë mesatare nga lindja me shpejtësi mbi 40 km/h, ndërsa në brigjet detare do të ketë dallgëzim 2 ballë.
Shohim tani kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme! Pjesa më e madhe e Evropës do të mbetet nën ndikimin e kupolës së të nxehtit, me mot të kthjellët dhe temperatura shume të larta, ndërsa vetëm Evropa Lindore dhe pjesërisht Baltiku do të kenë mot të paqëndrueshëm me reshje shiu dhe erëra të forta.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, moti do të jetë shumë i nxehtë dhe kryesisht i kthjellët gjatë paradites. Pasdite priten vranësira në zonat lindore, të shoqëruara me rrebeshe lokale shiu dhe erë të fortë në disa momente. Temperaturat do të variojnë nga 15°C deri në 40°C. Era do të fryjë mesatare nga veriperëndimi me shpejtësi deri në 35 km/h, ndërsa në brigjet detare do të ketë dallgëzim 1 ballë.


