Helmohen sërish studentët e Akademisë së Policisë, Vuksani: Dështimi i strukturave që paguajmë me taksat tona, gjobat mjerane nuk zgjidhin gjë

Helmohen sërish studentët e Akademisë së Policisë,

Nuk kanë fund skandalet në Akademinë e Sigurisë. Pas episodit të ndodhur rreth dy muaj më parë ku 56 studentë u helmuan nga ushqimi, e njëjta situatë ka ndodhur përsëri.

Raportohet se rreth 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë, mbrëmjen e djeshme kanë pasur simptoma të vjella, diarre, temperaturë dhe dhimbje koke, ku të ndarë në grupe kanë marrë ndihmë mjekësore në spital.

Policia dhe AMP kanë nisur hetimet për ngjarjen.

Për të folur më tepër rreth kësaj teme, e ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", ishte ekspertja e sigurisë ushqimore, Ana Vuksani, e cila u shpreh se incidentet e përsëritura me sigurinë ushqimore tregojnë dobësinë e strukturave shtetërore që financohen me taksat e qytetarëve, duke theksuar se më të rrezikuarit janë grupet vulnerabël, si fëmijët në çerdhe e shkolla, të moshuarit në azile dhe pacientët në spitale, ushqimi i të cilëve garantohet nga vetë shteti.

"Jo vetëm për mua, po për të gjithë konsumatorët tregon se në çfarë situate delikate dhe është siguria ushqimore. E them, e them këtë për faktin që do ketë probleme.

Unë nuk pretendoj, nuk jam nga ata njerëz që pretendoj që ne me një të rënë të lapsit nuk do kemi probleme asnjëherë. Situata bëhet e ndërlikuar dhe është më e rëndë për faktin që këtu janë pikërisht kategori të cilat i ushqen vetë shteti.

Që do të thotë, ushqimet e tyre nuk gatuhen as në një shtëpi, as në një restorant, as në një fast food, por garantohen nga shteti dhe është për shtresat më vulnerabël, siç janë studentët, nxënësit, çerdhet, azilet, spitalet. Dhe duke qenë që këto target-grupe ushqehen, ose pjata, ushqimi që konsumojnë duhet të garantohet nga shteti, është edhe më problem. Në të njëjtën kohë, kjo tregon se sa të brishta i kemi strukturat që janë ndërtuar, që paguhen me taksat tona për të garantuar sigurinë ushqimore në vend.

Ju e thatë shumë bukur, kjo është një kronikë e një ngjarje të paralajmëruar në fakt. Sepse në analizën që herën e parë pra, në ndodhinë e parë që ndodhi, ne pamë që autoriteti kompetent, në këtë rast AKU-ja, nuk bëri një analizë të mirëfilltë, se cili ishte shkaku. Në opinionin tim, nxitoi dhe prokuroria të fuste kuzhinierin në atë kohë, ta merrte ta arrestonte. Që në fakt kuzhinieri mund të arrestohet në momentin që me dashje, vërtetohet që me dashje ka hedhur diçka në ushqim", u shpreh Vuksani.

Ndiqni intervistën e plotë:

EMISIONET