Djali i princeshës së Norvegjisë apelon dënimin për ab*zim, i riu me "gjak blu" sfidon vendimin e gjykatës

Djali i princeshës së Norvegjisë apelon dënimin për

Djali i madh i princeshës trashëgimtare të Norvegjisë, Mette-Marit, Marius Borg Høiby, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Oslos që e dënoi atë me katër vite burg për akuza të lidhura me dhunë seksuale.

Avokati i tij, Petar Sekulic, tha se klienti i tij i kundërshton akuzat dhe e konsideron vendimin e gjykatës të padrejtë. Sipas tij, Høiby vijon të mbajë qëndrimin e pafajësisë dhe për këtë arsye ka vendosur të çojë çështjen në apel.

Më 15 qershor, Gjykata e Qarkut të Oslos e shpalli fajtor 29-vjeçarin për disa prej akuzave, duke e dënuar me katër vite burg.

Ai ishte përballur me gjithsej 32 akuza penale, përfshirë katër raste të dhunës seksuale, ndërsa në dy prej tyre u shpall i pafajshëm.

Prokuroria kishte kërkuar një dënim prej mbi shtatë vitesh burg, ndërsa mbrojtja kishte kërkuar një masë më të lehtë, rreth një vit e gjysmë.

Høiby ka mohuar akuzat për dhunë seksuale, por ka pranuar përgjegjësinë për disa vepra më të lehta penale. Ai nuk mban titull mbretëror dhe nuk ka rol zyrtar në familjen mbretërore të Norvegjisë.

EMISIONET