VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (4 - 5 Korrik 2026)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.

Pjesa më e madhe e Europës do të mbetet me mot të kthjellët dhe të qëndrueshëm, ndërsa Europa Lindore dhe brigjet e Detit të Zi do të vijojnë me vranësira dhe reshje shiu.

Njihemi tani me kushtet e motit per sa I perket vendin tonë. Sipas MeteoAlb, moti do të jetë kryesisht i kthjellët gjatë gjithë ditës, me vranësira të lehta në veri dhe zonat lindore, por pa reshje. Temperaturat do të variojnë nga 16°C deri në 36°C. Era do të fryjë mbi 60 km/h, ndërsa do të ketë dallgëzim 4–5 ballë.
Shohim tani kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme, Europa Lindore, Balltiku dhe zonat përreth Alpeve do të kenë mot të paqëndrueshëm me reshje shiu dhe stuhi ere, ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit do të dominohet nga moti i kthjellët dhe i nxehtë.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, paraditja do të jetë me diell, ndërsa pasdite do të ketë kalime të lehta vranësirash, kryesisht në zonat malore, pa reshje. Temperaturat do të luhaten nga 14°C deri në 35°C. Era do të fryjë mbi 45 km/h, ndërsa në det do të ketë dallgëzim 2 ballë.


Shohim tani temperaturat minimale dhe maksimale sipas MeteoAlb për vendin dhe rajonin.

EMISIONET