Ndahet nga jeta në moshën 99-vjeçare ikona e teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Koço Qëndro

Aktori i njohur i teatrit të Korçës dhe një nga figurat më të spikatura të skenës dhe ekranit shqiptar, Koço Qëndro është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare.

Ndahet nga jeta në moshën 99-vjeçare ikona e teatrit dhe

Qëndro mbetet në kujtesën e publikut për interpretimet e tij të njohura, mes tyre roli i Harpagonit në komedinë “Kopraci”, të cilën e riktheu në skenë pas gati 30 vitesh.

Ai ka luajtur gjithashtu në filma të njohur shqiptarë si “I teti në bronx”, “Përballimi”, “Vendimi” dhe “Agimet e stinës së madhe”.

Qëndro ka qenë ndër themeluesit e Estradës Profesioniste të Korçës në fillim të viteve ’60, ndërsa më pas u bë pjesë e trupës së Teatrit “Andon Zako Çajupi”, ku interpretoi për dekada me radhë.

Ndahet nga jeta në moshën 99-vjeçare ikona e teatrit dhe

I lindur më 15 maj 1927 në Senicë të Delvinës, Koço Qendro e ndërtoi jetën dhe karrierën e tij artistike në Korçë, ku u bë një nga themeluesit dhe figurat më përfaqësuese të teatrit dhe estradës profesioniste.

Me qindra role të interpretuara në teatër dhe në kinematografi, ai u shndërrua në një nga aktorët më të dashur për publikun shqiptar dhe është vlerësuar me Urdhrin “Naim Frashëri”.

Së fundmi iu akordua edhe titulli “Ambasador i Qarkut” nga Këshilli i Qarkut Korçë, si shenjë vlerësimi për kontributin e tij në kulturën shqiptare.

EMISIONET