VIDEO/ Erion Veliaj del sërish nga qelia, paraqitet si "intelektual" në Gjykatën Administrative, por nuk shkon në GJKKO

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka mbërritur në Gjykatën Administrative, i shoqëruar nga efektivë e Policisë së Burgjeve dhe me librin e 

Aty pritej të zhvillohej seanca e radhës lidhur me padinë e kryebashkiakut, i cili kërkon shfuqizimin e dekretit për emërimin e prokurorit Ols Dado.

Për shkak të mungesës së avokatit Plarent Ndreca, në Gjykatën Administrative u shty seanca për shqyrtimin e padisë së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj kundër prokurorit të Posaçëm Ols Dado.

“Mua më duhet ndihmë juridike. Pa ndihmën dhe asistencen e avokatit nuk mund ta vazhdojë seancën. Të shkuara djalit të avokatit”, tha kryebashkiaku në seancë.

Në kushtet kur Ndreca mungonte për arsye familjare dhe Veliaj mbeti pa mbrojtje, gjyqtari vendosi ta shtyjë seancën për në datën 24 korrik.

Kujtojmë se kryebashkiaku i arrestuar që prej 10 shkurtit të vitit të kaluar është kthyer dje në qelinë e Durrësit, pasi e la atë për 48 orë për arsye familjare.

Ajo që bie në sy ësht fakti se Veliaj vijon shmangien e përballjes me drejtësinë në GJKKO aty ku ka nisur dhe procesi mbi një sërë akuzash të rënda penale, por shfaqet me qejf të madh dhe si intelektual me libra në dorë siç ësht dhe paraqitja e sotme me librin "Zoti President" të autorit Migel Antes Asturias

VIDEO/ Erion Veliaj del sërish nga qelia, paraqitet si

 

Përmes padisë në Administrative, Veliaj kërkon shfuqizimin e dekretit të presidentit për emërimin e Ols Dados si prokuror, për të cilin thotë se është emëruar në shkelje të ligjit.

Paralelisht me këtë proces, Erion Veliaj po gjykohet në gjykatën e Posaçme për 13 akuza penale.

Deklarata e Veliajt në gjykatë:

I nderuar trup gjykues,

Dje u zbardh vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili konstatoi se Gjykata e Lartë nuk kishte arsyetuar në mënyrë kushtetuese proporcionalitetin e masës së paraburgimit në raport me mandatin tim si Kryetar i Bashkisë së Tiranës, si dhe nuk kishte trajtuar në mënyrën e duhur pretendimet për cenimin e dinjitetit tim nga mbajtja në kabinën e xhamit. Për më tepër, një nga gjyqtaret e Gjykatës Kushtetuese ka arritur në përfundimin se, bazuar në provat e administruara, nuk rezulton të jetë arritur as standardi kushtetues i dyshimit të arsyeshëm se kam kryer vepër penale.

Këto nuk janë pasoja abstrakte. Unë ndodhem prej 16 muajsh në paraburgim dhe vetë Gjykata Kushtetuese ka evidentuar mangësi serioze kushtetuese në mënyrën se si është justifikuar kufizimi i lirisë sime.

Pikërisht për këtë arsye, ky gjykim administrativ ka një rëndësi që shkon shumë përtej personit tim apo personit të z. Olsi Dado. Ky nuk është një proces për emra të përveçëm. Ky është një proces për të përcaktuar nëse një person, ligjshmëria e emërimit të të cilit vihet seriozisht në diskutim, mund të ushtrojë kompetenca që ndërhyjnë deri në kufizimin e lirisë së një qytetari, në cenimin e dinjitetit të tij dhe në pamundësimin e ushtrimit të një mandati të fituar drejtpërdrejt nga vullneti demokratik i qytetarëve të Tiranës. Në thelb, kjo çështje prek vetë besimin te shteti i së drejtës dhe te demokracia kushtetuese.

Për këtë arsye, po e vë në dispozicion të Gjykatës vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese, si një zhvillim me rëndësi të drejtpërdrejtë për këtë proces.

EMISIONET