Të shtëna me a*më zjarri në qytetin e Laçit, raportohet për një viktimë (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Laçit, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri. Viktima është identifikuar si Ilirjan Lika.

Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa pas të shtënave 40-vjeçari ka mbetur i plagosur rëndë dhe nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së vrasjes. Forcat e rendit po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor ka nisur mbledhjen e provave në zonë, ndërsa pritet të zbardhen rrethanat që çuan në konfliktin me pasojë vdekjen e 40-vjeçarit Ilirjan Lika.

EMISIONET