Spahiu: Fitorja e Vllaznisë 2-1 në Europa League është lajm i mirë për futbollin shqiptar

I ftuar në emisionin “Ora e Botës” në “Ora News”, ish-zëvendësministri i Mbrojtjes, Ekrem Spahiu, ka komentuar zhvillimet e fundit sportive, duke u ndalur te paraqitja e ekipeve shqiptare në kompeticionet europiane.

Spahiu u shpreh se kishte interes të veçantë për ndeshjet e skuadrave shqiptare që garojnë në Europa League, duke përshëndetur fitoren e Vllaznisë me rezultatin 2-1.

Sipas tij, suksesi i ekipit shkodran përbën një lajm pozitiv për futbollin shqiptar dhe për përfaqësimin e klubeve vendase në arenën ndërkombëtare.

“Fatmirësisht Vllaznia fitoi 2 me 1 dhe ky është një lajm i mirë”, deklaroi Spahiu gjatë intervistës në “Ora News”.

Fitorja e Vllaznisë në Europë vlerësohet si një hap i rëndësishëm për skuadrën dhe një moment pozitiv për futbollin shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Ekrem Saphiu:Ju ka më shumë se një muaj që çdo natë jeni para shikuesve të stacionit tuaj, por do të kisha dëshirë që më shumë isha i interesuar për sonte edhe për ndeshjet e ekipeve tona që janë për Europa League. Dhe fatmirësisht Vllaznia fitoi 2 me 1 dhe ky është një lajm.

EMISIONET