Radhë kilometrike në Qafë Thanë, fluksi i pushuesve bllokon pikën kufitare këtë fundjavë

Radhë kilometrike në Qafë Thanë, fluksi i pushuesve bllokon

Fluksi i lartë i automjeteve ka sjellë radhë kilometrike në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Thanës këtë fundjavë, duke shkaktuar pritje të gjata për qindra udhëtarë që po lëvizin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Pika kufitare po përballet me një numër të madh automjetesh, kryesisht për shkak të lëvizjeve të pushuesve gjatë sezonit turistik. Kolonat janë krijuar si në hyrje, ashtu edhe në dalje të pikës së kalimit, duke sjellë vonesa për udhëtarët.

Sipas burimeve zyrtare, pala shqiptare po punon me kapacitet të plotë, me të gjitha sportelet aktive dhe procedurat e kontrollit të dokumenteve që po kryhen me ritëm të përshpejtuar.

Megjithatë, numri i madh i automjeteve dhe qytetarëve që po udhëtojnë drejt dhe nga destinacionet turistike ka krijuar ngarkesë të lartë në këtë pikë kufitare.

Autoritetet u kërkojnë udhëtarëve të tregojnë durim dhe, nëse është e mundur, të zgjedhin orare alternative për të shmangur periudhat me fluksin më të madh.

Lëvizjet intensive pritet të vijojnë edhe gjatë ditëve në vijim, për shkak të sezonit veror dhe kthimit të pushuesve nga bregdeti shqiptar drejt Maqedonisë së Veriut.

EMISIONET