Plagosja në Durrës/ Policia: Dy persona në kërkim. Në konflikt i përfshirë edhe një efektiv, ishte jashtë shërbimit

Plagosja në Durrës/ Policia: Dy persona në kërkim. Në

Policia e Durrësit ka dhënë informacion zyrtar lidhur me plagosjen e një personi në një lokal në në fshatin Shkallnur.

Mësohet se 36-vjeçari i plagosur, është goditur me sende të forta (qytë pistolete) nga një 41-vjeçar, i quajtur Denis Tafili, i kërkuar nga SPAK, pjesë e grupit Troplini dhe një 27-vjeçar, të dy banues në Shkallnur, të cilët pas ngjarjes janë larguar me automjet.

Gjithashtu, dyshohet se në konflikt ka qenë i përfshirë edhe një punonjës policie, jashtë shërbimit, Inspektor L. Xh., i cili është shoqëruar dhe ndaj tij po kryhen veprimet procedurale nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Në vendngjarje, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një gëzhojë pistolete. Dyshohet se gjatë konfliktit është qëlluar një herë në ajër me armë zjarri pistoletë.

Ndërkohë, forca të shumta të Policisë kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj

EMISIONET