Harry dhe Meghan nderojnë Princeshë Dianën, vizitojnë Althorp me Archie dhe Lilibet

Harry dhe Meghan nderojnë Princeshë Dianën, vizitojnë
Princi Harry dhe Meghan Markle kanë zhvilluar një vizitë të veçantë në Althorp, rezidencën historike të familjes Spencer, duke i bërë homazh Princeshë Dianës së bashku me dy fëmijët e tyre, Archie dhe Lilibet.

Gjatë qëndrimit në Angli, familja Sussex u prit nga Earl Spencer, vëllai i Princeshë Dianës, i cili i shoqëroi në pronën ku ajo kaloi një pjesë të fëmijërisë së saj.

Në shenjë kujtimi, Harry, Meghan dhe fëmijët vendosën lule pranë varrit të Dianës, që ndodhet në një ishull privat brenda liqenit të Althorp, si edhe te memoriali i ngritur në nder të saj.

Fotot e publikuara nga vizita tregojnë Lilibet duke shëtitur në ambientet e pronës, ndërsa Harry dhe djali i tij, Archie, mbajnë buqeta me lule për të nderuar kujtimin e princeshës.

Sipas mediave britanike, kjo vizitë kishte edhe një domethënie të veçantë për Archie-n dhe Lilibet-in, pasi u dha mundësinë të njiheshin nga afër me një vend që zë një rol të rëndësishëm në historinë e familjes së tyre.

Princesha Diana humbi jetën tragjikisht në një aksident automobilistik në Paris në vitin 1997. Në atë kohë, Princi Harry ishte vetëm 12 vjeç, ndërsa kujtimi i nënës së tij vazhdon të mbetet një pjesë e rëndësishme e jetës së tij.

EMISIONET