Muça: Sistemi arsimor duhet të fokusohet te talenti dhe prirjet e nxënësve

Eksperti i punësimit Erion Muça, i ftuar në emisionin "Epiqendër" të gazetares Sonila Musai, komentoi rezultatet e Maturës Shtetërore 2026, duke ngritur shqetësime për mënyrën se si funksionon sistemi i arsimit parauniversitar.

Muça u shpreh se rezultatet e përgjithshme të maturës lënë vend për diskutime, pasi sipas tij ekziston një shkallë e lartë fiktiviteti në vlerësime dhe një sërë problematikash në metodologjinë e mësimdhënies dhe përgatitjen e mësuesve.

Ai theksoi se sistemi duhet të orientojë nxënësit drejt prirjeve dhe talenteve të tyre, në vend që t'i detyrojë të investojnë kohë në lëndë që nuk lidhen me aftësitë apo interesat e tyre.

Sipas Muçës, mungesa e një mekanizmi për identifikimin dhe zhvillimin e talenteve çorienton shumë të rinj dhe ndikon edhe në rezultatet e maturës, duke e zhvendosur vëmendjen te numri i mbetësve, në vend të promovimit të nxënësve ekselentë.

EMISIONET