L*ftë algoritmesh / Kele:Si po e përdor qeveria "ushtrinë digjitale" për të mbytur protestat

Përdorimi i rrjeteve sociale dhe teknologjisë si mjet propagande po merr përmasa të reja në Shqipëri, ku sipas pedagoges Denisa Kele, e cila ishte e ftuar në emisionin "Drejt", në "Ora news", qeveria ka ndërtuar një strukturë të mirëfilltë digjitale për të manipuluar algoritmet në favor të tezave të saj dhe për të zbehur reagimin qytetar apo frymën e protestave në vend.

" Zgjodhët për ta trajtuar këtë temë që është kaq sensitive në këtë moment të caktuar dhe që mendoj që është me një interes të dukshëm për qytetarin në mënyrë që të kuptojë realisht se si funksionon kjo gjë. Shiko, kryeministri ka zgjedhur që të flasi për një temë e cila ka qenë promovuese shumë e mirë e qeverisë së tij.

Pra, nëse deri dje apo në ditët e sotshme, dhe unë do t'i shpjegoj pak më pas çfarë është duke ndodhur në mediat sociale edhe të Partisë Socialiste, pra dhe të qeverisë, se si po përdoret algoritmi nga qeveria për të mundur në një lloj forme algoritmin e protestës.

Por unë mund të them dhe e kam shprehur shpesh në studio televizive që Partia Socialiste ka një ushtri të tërë të madhe që ka përdorur pikërisht algoritmin për tezat e saj dhe për propagandat e saj. Algoritmi është zgjidhja e një problemi të caktuar, i marrë hap pas hapi dhe unë po them një shembull shumë të thjeshtë për ta kuptuar. Në momentin që ti jep një komandë, për shembull, si mund të bëj unë një çaj, algoritmi të radhit hap pas hapi kush janë hapat që ti do të ndjekësh për të bërë çajin. Pra, merr ujin, ziej ujin, lëre për tre deri në pesë minuta, vendos çajin dhe pi çajin. Kjo është ajo që bën algoritmi.

Është një manual me ritëm. Pra, ti jep input-in, i cili është problematika që do të zgjidhësh, pyetjen. Algoritmi merr input-in, përllogarit të dhënat, jep output-in nga kjo problematikë që ti ke dhënë dhe merr një vendim në fund. Pra, që ta them me fjalë të thjeshta si ka funksionuar algoritmi deri tani. E përmenda që ka qenë një ushtri e madhe pas maxhorancës për sa i përket pjesës së algoritmit.

Është akoma patjetër. Qeveria ka kuptuar shumë mirë që në këtë epokë digjitale, në qoftë se deri para disa vitesh ata përdornin vetëm mediat tradicionale. Në qoftë se ne bëjmë një statistikë, pothuajse 80% e mediave tradicionale flasin sot për arritjet e maxhorancës, pra për inagurime, për arritje të mëdhaja", u shpreh Kele.

Ndiqni emisioni e plotë:

EMISIONET