EMRI/ Njoftohet policia, vr*sje në Tiranë, humbet jetën 50-vjeçari

EMRI/ Njoftohet policia, vr*sje në Tiranë, humbet jetën

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Policia ka marrë informacione për një vrasje në zonën e Berxullës.

Gazetari Edison Vatnikaj raporton se me të marrë njoftimin policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.

"Viktima është shtetasi Edmond (Ali) Sula, rreth 50 vjeç", raporton Vatnikaj.

REAGON POLICIA

Vorë/Informacion paraprak

Më datë 12.07.2026, rreth orës 00:10, në fshatin Bërxullë, Vorë, dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi E(A). S., rreth 50 vjeç, i cili ka qenë në rrugë, duke lëvizur në këmbë.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do të ndihmojë në zbardhjen e saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve.

EMISIONET