Bellingham mposht Norvegjinë, Anglia bëhet gjysmëfinalistja e tretë e Botërorit

Anglia kualifikohet në gjysmëfinale me dopietën e Bellingham, Norvegjia largohet me pengje
Kombëtarja e Anglisë ka siguruar një vend në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, pasi mposhti Norvegjinë me rezultatin 2-1 pas kohës shtesë.
Koha e rregullt e takimit u mbyll në barazim 1-1, ku norvegjezët kaluan të parët në avantazh në minutën e 36-të përmes një gol të shënuar nga Andreas Schjelderup.
Anglezët arritën të kundërpërgjigjeshin përpara përfundimit të pjesës së parë, kur Jude Bellingham barazoi shifrat pas një asistimi të Anthony Gordon.
Gjatë pjesës së dytë, Norvegjisë iu anulua një gol i shënuar nga Heggem pas ndërhyrjes së sistemit VAR, ndërsa mbrojtësi Kristoffer Ajer goditi tranversën.
Në fillim të pjesës së parë shtesë, Bellingham realizoi golin e dytë personal dhe të përmbysjes për skuadrën e tij.
Ky kualifikim shënon herën e katërt në histori që Anglia arrin në fazën gjysmëfinale të një Botërori, ndërsa për Norvegjinë ky rezultat sjell eliminimin nga turneu.
NORVEGJI-ANGLI 1-2
KOMENTI LIVE
Mbyllet ndeshja.
110’- Nyland mban në lojë Norvegjinë me dy pritje të njëpasnjëshme ndaj Spence dhe Saka.
105’- Starton pjesa e dytë e shtesave.
Mbyllet pjesa e parë e shtesave.
101’- VAR-i kërkon që arbitri të rishikojë rastin në monitor. Turpin rikthehet dhe anulon vendimin. Nuk ka penallti për Anglinë.
99’- Akordohet penallti për Anglinë. Spence rrëzohet në zonë pas duelit me Bobb dhe arbitri jep 11 metërsh.
93’- GOOOOOL ANGLIA 1-2! Bellingham nuk fal në zonë, duke shënuar pas një pasigurie të portierit Nyland nga gjuajtja e Rogers.
Mbyllet koha e rregullt. Ndeshja shkon me shtesa.
87’- Mundësi e artë shënimi për Anglinë. Saka pason në zonë, por nuk shfrytëzohet pranë vijës fatale. Aursnes largon në momentin e fundit.
85’- Lëvizje e shkëlqyer e Nusa, që lëshon një gjuajtje të fortë, por shkon në duart e portierit. Norvegjia e kërkon më shumë golin e avantazhit në këtë fund të ndeshjes.
76’- Fati shpëton Anglinë. Gjuajtja e Ajer me kokë, ndalet nga tranversa.
56’- Anulohet goli, nga arbitri pas rishikimit nga VAR. Turpin akordon përsëritjen e goditjes së këndit, pasi Haaland kishte bërë faull para ekzekutimit. Vendim i pazakontë, që nuk ishte parë në të kaluarën.
55’- Heggem shfrytëzon një top të mbetur në zonë dhe e dërgon në fundin e rrjetës. VAR kërkon rishikim nga gjyqtari Turpin.
51’- Në këtë fillim të pjesës së dytë, Anglia duket më kërkuese, duke tentuar me Eze dhe Saka, por mungojnë rastet e pastra.
45'- Starton pjesa e dytë. Dy zëvendësime tek Anglia, Eze dhe Saka marrin vendin e Rice dhe Madueke.
Mbyllet pjesa e parë.
45+2’- GOOOOOL ANGLIA 1-1! Jude Bellingham nuk fal në zonë. Merr një top nga Gordon dhe me të majtën ia del ta ndalë në fundin e rrjetës.
39’- Rrezikon edhe Odegaard me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por ndal në dy kohë Pickford.
38’- Pranë golit të dytë Norvegjia me Sorloth, gjuajtja e të cilit shkon mbi portë.
36’- GOOOOOL NORVEGJIA 1-0! Nis festa e vikingëve, me Schjelderup që i mahnit të gjithë me një supergol me të majtën.
29’- Provon Harry Kane me një gjuajte të fortë, e cila shkon mbi portë.
28’- Anglia fiton goditje dënimi në një pozicion të favorshëm, pas ndërhyrjes së Ajer ndaj Bellingham.
23’- Mundësi e shkëlqyer për Anglinë. Madueke pason për O’Reilly, që nuk gjuan si duhet dhe humb një rast të mirë.
18’- Top i rrezikshëm në zonën e Norvegjisë. Krosimi i Gordon nuk shfrytëzohet as nga Bellingham dhe as nga Madueke.
6’- Sorloth provon vertikalizimin për Haaland, por në momentin e fundit e mbyll Stones.
5’- Harry Kane provon me një top të gjatë për Bellingham, por nuk ka saktësinë e duhur. Sfera shkon në duart e portierit Nyland.


