(EMRI) Zënka me shokun e qelisë, e nxjerr të burgosurin "zbuluar". Gjendet brenda burgut të Durrësit një celular Iphone, i sekuestrohet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Qershor 2026, 13:59

Një operacioni blic është bërë në burgun e Durrësit, i vënë javët e fundit nën lupën e verifikimeve me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Adriatik Kupi.
Kontrollet janë kryer në katin e 3-të, sektori 1, pas një konflikti verbal që një i burgosur kishte me shokun e qelisë.
Gjatë kontrollit në dhomë u gjet një telefon i-Phone i zi dhe karikuesi i tij.
Dyshohet se aparati i përket të dënuarit Elton Meta, thanë burime pranë SHKB-së për Anila Hoxhën./TOPCHANNEL

