VIDEO/ DJ PM, DJ Dagz, Ardian Bujupi dhe Yanina publikojnë këngën e re “Pam Pam!”

VIDEO/ DJ PM, DJ Dagz, Ardian Bujupi dhe Yanina publikojnë këngën

DJ PM, DJ Dagz, Ardian Bujupi dhe Yanina kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor.

Kënga mban titullin “Pam Pam” dhe është shoqëruar edhe me videoklip, i cili tashmë është publikuar në platformat muzikore.

Për tekstin e këngës janë kujdesur Ardian Bujupi, Elineli, DJ PM dhe DJ Dagz, duke sjellë një bashkëpunim që pritet të pëlqehet nga publiku, veçanërisht gjatë sezonit veror.

“Pam Pam” është tashmë e disponueshme për të gjithë adhuruesit e muzikës në platformat online.

EMISIONET