Udhëtim mes luksit dhe dizajnit, ja aeroportet më spektakolare në botë!

Udhëtim mes luksit dhe dizajnit, ja aeroportet më spektakolare në

Për shumicën prej nesh, aeroporti është një ndalesë e detyrueshme mes dy destinacioneve: një kafe para fluturimit, pak kohë në duty free, radhë, kontrolle sigurie dhe pritje në gate.

Por disa aeroporte po ndryshojnë mënyrën si i shohim këto hapësira. Me arkitekturë mbresëlënëse, dritë natyrale, ambiente të gjelbra dhe dizajn që i afrohet më shumë një qendre urbane sesa një terminali klasik, ato po kthehen në pika referimi më vete.

Prix Versailles, nisma që vlerëson disa prej projekteve më të mira bashkëkohore të arkitekturës në botë, ka publikuar listën e aeroporteve më të bukura për vitin 2026. Mes shtatë aeroporteve të përzgjedhura, vetëm një ndodhet në Europë: Terminali 3 i aeroportit të Frankfurtit, në Gjermani.

Aeroportet e përzgjedhura nga Prix Versailles për vitin 2026 janë:

1. Guangzhou Baiyun International Airport, Terminali 3 – Guangzhou, Kinë

2. Frankfurt Airport, Terminali 3 – Frankfurt, Gjermani

Udhëtim mes luksit dhe dizajnit, ja aeroportet më spektakolare në

3. Lokapriya Gopinath Bardoloi International Airport, Terminali 2 – Guwahati, Indi

Udhëtim mes luksit dhe dizajnit, ja aeroportet më spektakolare në

4. Navi Mumbai International Airport, Terminali 1 – Navi Mumbai, Indi

5. Techo International Airport – Phnom Penh, Kamboxhia

6. Pittsburgh International Airport – Pittsburgh, SHBA

7. San Diego International Airport, Terminali 1 – San Diego, SHBA

Udhëtim mes luksit dhe dizajnit, ja aeroportet më spektakolare në

Sipas Jérôme Gouadain, sekretar i përgjithshëm i Prix Versailles, aeroportet bashkëkohore janë kthyer në shenja të pashmangshme të kohës dhe vendit ku ndodhen.

Ato janë inovative sepse përpiqen të zgjidhin një tension të vështirë: nga njëra anë, udhëtimet janë bërë më të shpeshta dhe aeroportet duhet të funksionojnë me shpejtësi e efikasitet; nga ana tjetër, udhëtarët kërkojnë hapësira më njerëzore, më të aksesueshme dhe më të vlefshme për kohën që kalojnë aty.

Gouadain shton se aeroportet nuk mund të shihen më thjesht si zona tranziti.

Me ndikimin e tyre në territor, në arkitekturë dhe në mënyrën si lidhen njerëzit e qytetet, ato po kthehen në hapësira tërheqëse dhe simbole të zhvillimeve ekonomike, kulturore e sociale që do të formësojnë shoqëritë e së ardhmes.

EMISIONET