EMRI/ Qëlloi me a*më në mes të bulevardit në Dibër, arrestohet 38-vjeçari. Ja motivi

EMRI/ Qëlloi me a*më në mes të bulevardit në

Një 38-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Dibrës pas një ngjarjeje të ndodhur mbrëmjen e 24 korrikut në bulevardin “Elez Isufi”, ku dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër për të kanosur disa shtetas.

I arrestuari është Fatjon Iskurti, banues në fshatin Pollozhan të Dibrës.

Sipas hetimeve paraprake, ai dyshohet se ka vepruar në bashkëpunim me një 19-vjeçar, i cili do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë.

Nga veprimet hetimore rezulton se të shtënat kanë pasur si qëllim kanosjen e disa personave, mes tyre shtetas nga Peshkopia dhe Pollozhani.

Policia ka vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësive të personave të përfshirë.

Për tetë persona të tjerë ka nisur procedim penal për moskallëzim krimi, pasi dyshohet se kishin dijeni për ngjarjen, por nuk e kanë raportuar pranë autoriteteve.

Gjithashtu, një 44-vjeçar nga Pollozhani po hetohet për veprime që dyshohet se kanë penguar zbulimin e së vërtetës.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme.

EMISIONET