E reja u pl*gos nga bashkëshorti në Pogradec/ Mbërrin helikopteri te Spitali i Traumës, ja si paraqitet gjendja e 28-vjeçares

28-vjeçarja Bleona Xhaja, e cila mbeti e plagosur me thikë nga bashkëshorti i saj pas një konflikti në familje në lagjen nr. 4 të Pogradecit, është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.
E reja mori ndihmën e parë në spitalin e Pogradecit, por për shkak të gjendjes së saj shëndetësore u vendos dërgimi urgjent në kryeqytet.
Mësohet se 28-vjeçarja ka marrë plagë të shumta në kraharor dhe në bark.
Aktualisht ajo paraqitet me parametra jetësorë të qëndrueshëm dhe ndodhet nën monitorimin e vazhdueshëm të ekipit mjekësor.
Ndërkohë, bashkëshorti i saj, Fatmir Xhaja, 30 vjeç, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Pogradec.
Sipas informacionit paraprak, ai dyshohet se e ka plagosur me mjet prerës (thikë) gjatë një konflikti në banesë.


