Vlorë/ Kërcet a*ma mes sherrit me punonjësit e një firme private, 35-vjeçari i vë flakën mjetit

Vlorë/ Kërcet a*ma mes sherrit me punonjësit e një firme

Një 35-vjeçar është shoqëruar nga policia në Vlorë, pasi dyshohet se i ka vënë flakën një automjeti dhe ka qëlluar me armë gjahu në ajër pas një konflikti me punonjës të një firme private.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Panaja, ku shtetasi E.A., banues në këtë fshat, dyshohet se është konfliktuar për motive të dobëta me punëtorët e një subjekti që po kryente punime për shtrimin e rrugës së fshatit.

Pas debatit, ai dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë gjahu dhe më pas i ka vënë zjarrin një kamionçine në pronësi të firmës.

Pas ngjarjes, 35-vjeçari u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa arma e gjahut që dyshohet se është përdorur u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nën drejtimin e Prokurorisë, hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

EMISIONET