Bisedat për trafikun e 50 ton k*kainë: Këta na shohin si dollar, s'po shet banane

Bisedat për trafikun e 50 ton k*kainë: Këta na shohin si dollar,

Dosja e SPAK zbardh një nga operacionet më të mëdha të dyshuara të trafikut ndërkombëtar të drogës, ku rrjete kriminale akuzohen se kanë transportuar rreth 50 ton kokainë nga Amerika Latine drejt Europës. Hetimet evidentojnë 5 episode kryesore trafiku, të organizuara përmes disa grupeve të strukturuara kriminale, me drejtues të dyshuar Eldi Dizdari, Dritan Gjika dhe Armando Pacani, ndërsa si furnitor kryesor përmendet Salvatore Aliu.

Sipas të dhënave hetimore, kokaina dyshohet se kalonte përmes porteve të Ekuadorit, ku rrjeti kriminal kishte krijuar kontakte dhe ndikim në strukturat lokale, përfshirë edhe korrupsionin e zyrtarëve. Në dosje theksohet se çdo lëvizje e ngarkesave shoqërohej me kosto të larta dhe pagesa të përsëritura, ndërsa komunikimet tregojnë se aktiviteti trajtohej si biznes shumë fitimprurës, ku “çdo gjë kërkonte lekë” dhe ngarkesat konsideroheshin me vlerë të lartë monetare në çdo hallkë të zinxhirit.

Në komunikimet e zbardhura nga aplikacioni Sky ECC, mes personave të përfshirë, diskutohen dërgesa të vogla të ndërmjetme dhe vështirësitë operacionale të trafikut. Në një prej bisedave përmendet edhe situata me ngarkesat dhe kostot, ku palët diskutojnë rënien e aktivitetit dhe presionin financiar, duke lënë të kuptohet se çdo transport kërkonte negociata dhe pagesa të vazhdueshme për të siguruar kalimin e drogës drejt destinacioneve europiane.

Biseda mes Shpëtim Aliut dhe Dritan Gjikës:

Shpëtim Aliu: Tani nuk po shet as banane më.

Dritan Gjika: Po këtë javë ndoshta i bëj dy kuti ose tre, si ta shoh te firma, se ra puna.

Shpëtim Aliu: Po ok. Po të ishte të jetoja nga bananet, do kisha vdekur urie, vlla.

Shpëtim Aliu: Shife, ishalla.

Shpëtim Aliu: Po normal.

Shpëtim Aliu: Me këto shpenzime që kemi...

Shpëtim Aliu: Vk.

Dritan Gjika: Hahahahahhahahaahah, mos u anko mor qëros.

Shpëtim Aliu: Po ku të mos ankohemi.

Shpëtim Aliu: Këto kurvat këtu të gjithë na shohin...

Shpëtim Aliu: ...si dollar.

Shpëtim Aliu: Çdo gjë që u kërkon...

Shpëtim Aliu: ...lekë thonë: Kaq dua.

EMISIONET