Vinicius përballë Haaland,Shtrepi: Brazili është favorit, por kjo ndeshje i ka të gjitha rezultatet
Gjatë analizës së tij në emisionin "Ora e Botërorit" në Ora News,Josel Shtrepi ka komentuar përballjen mes Brazilit dhe Norvegjisë, duke theksuar se në këtë fazë spektakli duhet t'ia lini vendit rezultatit dhe fitores.
"Ndeshja midis Brazilit dhe Norvegjisë nisi me ritëm të lartë. Është një ndeshje e cila e ka peshën e vet, ka edhe statistikat e veta midis Brazilit dhe Norvegjisë. Është një luftë e hapur.
Mendoj se gjëja më e bukur që po shikojmë tani është një futboll i hapur. Pra, të dyja skuadrat janë futur në fushë duke sulmuar edhe duke kërkuar të shënojnë dhe të vrasin ndeshjen sa më shpejt. Në këtë fazë që jemi, që shikojmë futboll, patjetër që nuk ka ndeshje të lehta, është një ndeshje që e ka rëndësinë e vet.
Në bazë edhe të asaj çka pamë deri më tani, që Norvegjia kishte agresivitetin e duhur dhe e ndëshkoi Brazilin, pavarësisht se centimetrat ia mohuan atë gol sepse ishte ofsajd, por po të shikonim një kundërsulm i cili Brazili ishte totalisht në gjumë në momentin e golit.
Pastaj, siç tha edhe profesor Myrta, patjetër Brazili i mori frenat e lojës në dorë, u bë superior në mesfushë, pra e zotëron mesfushën për aq minuta sa pamë. Realizoi një penallti të cilën e humbi... fitoi një penallti të cilën e humbi. Për sa po flisnim edhe, mendoj se penalltia është marrë edhe për të shpërndarë pak zonën e golave. Pra, Ancelotti duke parë se është një trajner me eksperiencë dhe patjetër niset si superior, pra ka ekipin e Brazilit.
Favoriti në këtë ndeshje është Brazili. Mendoj se zgjedhja e lojtarit që gjuajti penalltinë është më shumë për të krijuar një hartë më të gjerë golash, për të çliruar lojtarët edhe në fazën tjetër. Të shohim se si do të vijojë ndeshja. Është vërtet një ndeshje interesante ku të dy sulmuesit janë me peshë. Vinicius Junior nga një krah, po edhe Haaland në krahun tjetër, janë lojtarë të cilët luftojnë për Topin e Artë, kështu që kjo ndeshje mund t'i ketë të gjitha rezultatet. Pavarësisht lojës, është një ndeshje që luhet për t'u fituar. Pra, spektakli duhet lënë pak mënjanë mendoj unë", u shpreh Shtrepi.

