“Kisha pak shpresa te Brazili”/ Kelima Alijaj zbulon skuadrën e zemrës: Më pëlqen përulësia dhe disiplina e tyre!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Korrik 2026, 22:56
E ftuar në emisionin "Ora e Botërorit" në Ora News, ekspertja e aktivitetit fizik dhe mendor, Kelima Alijaj, ka ndarë me publikun preferencat e saj për skuadrat pjesëmarrëse, duke u ndalur veçanërisht te surprizat dhe zhgënjimet e këtij kompeticioni.
Alijaj pranoi hapur se simpatia e saj shkon për Japoninë, duke vlerësuar maksimalisht kulturën dhe disiplinën e tyre, ndërsa nuk kurseu edhe një kritikë të sinqertë për lojën e Brazilit.

