Salah mund të zbarkojë në Stamboll/ Besiktasi nis negociatat për yllin egjiptian

Salah mund të zbarkojë në Stamboll/ Besiktasi nis negociatat

Besiktasi ka bërë një lëvizje të bujshme në merkato, duke synuar transferimin e Mohamed Salahut pas largimit të tij nga Liverpooli.

Sulmuesi egjiptian është aktualisht lojtar i lirë pas përfundimit të aventurës së tij në “Anfield”, ndërsa interesimi për të është rritur ndjeshëm për shkak të statusit të tij si një nga emrat më të mëdhenj në treg.

Sipas raportimeve, klubi turk ka nisur negociatat për një kontratë afatgjatë me Salahun. Në takimet e para, përfaqësuesit e lojtarit kërkuan një pagë neto prej 15 milionë eurosh në sezon, shifër që fillimisht konsiderohej e lartë për buxhetin e Besiktasit.

Megjithatë, bisedimet kanë shënuar përparim, pasi Salah thuhet se është i gatshëm të ulë kërkesat financiare për të nisur një sfidë të re në kampionatin turk.

Përfaqësuesi ligjor i sulmuesit ka mbërritur në Stamboll për të zhvilluar bisedime direkte me drejtuesit e klubit, ndërsa Besiktasi synon të ndërtojë një skuadër konkurruese për të rivalizuar Galatasarayn dhe Fenerbahcen.

Transferimi i Salahut do të ishte një nga goditjet më të mëdha në historinë e klubit turk dhe një lëvizje që do të ndryshonte ndjeshëm balancat në Superligën turke.

EMISIONET