Lando Norris rikthehet te fitorja, McLaren triumfon në Hungari pas një gare plot emocione
Ndoshta kjo nuk ishte parashikuar.
Një Meklaren që rikthehet si kampion, dhe Lando Norris, kampioni në fuqi, që fiton Çmimin e Madh, nuk mendohej, edhe pse në Hungari skenari ishte pikërisht I tillë.
Norris, njeriu që fitoi vendin e parë në prova, arriti një sukses që I mungonte prej kohësh, ndonëse gaboi në xhiron e parë.
U kalua nga shoku I tij I ekipit, Oskar Piastri, ndonëse nuk e humbi toruan.
Për fat të mirë, Meklareni I kishte dhënë më në fund një makinë të shkëlqyer, që përballoi çdo sfidë.
Favorit në pistën e Hungaroringut ishte Ferrari, por siç thanë shefat e “kokëkuqes” italiane, u bënë shumë gabime.
Sharl Lëklerk përfundoi vetëm në vendin e katërt, pra jashtë podiumit, ndërsa Ljuis Hamilton zbriti në pozicionin e pestë sepse u dënua me 5 sekonda për shkak se shkeli kufirin e shpejtësisë ndërsa shkonte të ndërronte gomat.
Ai që shkëlqeu këtë herë ishte Maks Verstapen, që gjithashtu pati një makinë të mirë Red Bull.
Holandezi, katër herë kampion I botës, doli I dyti, maksimumi që mund të arrinte sepse Norris nuk mund të përballohej.
Gjithsesi, një nga fituesit më të mëdhenj ishte kryesuesi I Botërorit, Kimi Antoneli.
Adoleshenti italian u nis vetëm nga vendi I 4-të, dhe gara nuk I shkoi siç donte, por sidoqoftë besueshmëria e makinës Mercedes, strategjia dhe talenti I tij, e bënë të ngjitej në podium dhe të fitonte pikë ndaj rivalëve kryesorë, Hamilton dhe Rasëll që doli I shtati.
Antoneli kryeson me 50 pikë më shumë se anglezi dhe 59 mbi anglezin, ndërsa shanset për titullin botëror janë të mëdha.
Gjithsesi, lumturia ishte e gjitha për Lando Norrisin në Hungari, që u kthye tek fitorja për herë të parë që nga 9 nëntori I kaluar, edhe pse është tepër larg nga vendi I parë, pra nuk besohet se do ta mbrojë dot kurorën.
