Juventus, dëgjo Bernardo Silvan: Nuk kam marrë asnjë vendim për të ardhmen

Juventus, dëgjo Bernardo Silvan: Nuk kam marrë asnjë vendim

Juventus mund të shpresojë ende për të sjellë në Torino Bernardo Silvan pavarësisht se nuk ia doli dot të kualifikohet në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.

Fantazisti portugez, që tani është futbollist i lirë pasi e ka mbyllur eksperiencën e tij me Manchester City, e ka shtyrë vendimin e tij për të ardhmen pas Botërorit dhe të paktën publikisht nuk i ka thënë jo asnjërës prej ofertave të shumë që ka marrë duke përfshirë këtu edhe atë të Juventusit.

‘Nuk kam marrë ende një vendim përfundimtar-pranoi 31 vjeçari pas ndeshjes miqësore të Portugalisë-kam shumë opsione dhe i respektoj të gjithë klubet që kanë paraqitur një ofertë. Do të zgjedh skuadrën që më do vërtet, kjo për mua është shumë e rëndësishme. Kur të marr një vendim do t’ua komunikoj të gjithëve’.

Fjalë këto të qarta që mbajnë të gjallë pistën Juventus, duke marrë parasysh se te Zonja e Vjetër, Bernardo Silva do të ishte lojtari më me peshë në skuadër, lideri i saj, një aspekt ky i rëndësishëm edhe pse tashmë nuk është më një mister se opsioni i parë për portugezin sidomos për arsye familjare, është pikërisht Barcelona. Më pas vjen Atletico Madrid i Simeones që ashtu si Spalletti dëshiron ta bëjë bernardo Silvën yllin e skuadrës. Por ajo që është në favor të Los Colchoneros është fakti që madrilenët do të luajnë në Ligën e Kampioneve. ndërkaq në orët e fundit, një tjetër klub i rëndësishëm spanjoll ka hyrë në garë për Bernardo Silvën, bëhet fjalë për Realin e Madridit të Jose Mourinhos i cili ka bindur drejtuesit e Los Blancos të bëjnë një tentativë pavarësisht moshës 31 vjeçare të fantazistit.

EMISIONET