Hamilton përplaset rëndë në Spa piloti i Ferrarit: E kam shkatërruar makinën

Hamilton përplaset rëndë në Spa piloti i Ferrarit: E kam

Lewis Hamilton ka përjetuar një moment të vështirë gjatë provave të lira për Çmimin e Madh të Belgjikës në Spa, pasi u përplas fuqishëm me Ferrarin e tij në fund të sesionit.

Britaniku humbi kontrollin e makinës në kthesën Fagnes, doli nga pista dhe përfundoi në zhavorr, përpara se të godiste barrierat e gomave. Përplasja shkaktoi dëmtime të mëdha në pjesën e pasme dhe pezullimin e makinës.

Pas aksidentit, Hamilton komunikoi me skuadrën përmes radios, duke pranuar përgjegjësinë për incidentin.

“E kam shkatërruar makinën, shok. Më vjen keq”, tha shtatë herë kampioni i botës.

Inxhinieri i tij i garës, Carlo Santi, e qetësoi menjëherë: “Nuk ka problem”.

Seanca u ndërpre përkohësisht me flamuj të verdhë për shkak të mbetjeve në pistë, ndërsa mekanikët e Ferrarit nisën menjëherë punën për të riparuar makinën para pjesës tjetër të fundjavës.

Ndërkohë, Kimi Antonelli i Mercedesit ishte më i shpejti në këtë sesion, duke lënë pas Lando Norrisin dhe Max Verstappenin. Hamilton e mbylli stërvitjen në vendin e pestë para aksidentit.

EMISIONET