Ndeshja për vendin e tretë në Botëror/ Halili: Norvegjia dhe Zvicra do të kishin më shumë motivim, yje si Kane e Bellingham janë të shteruar

Erjon Halili, i ftuar në emisionin "Ora e Botërorit" në Ora News, u shpreh skeptik për nivelin e motivimit të yjeve të mëdhenj në ndeshjen për vendin e tretë, duke theksuar se skuadra si Norvegjia apo Zvicra do të dhuronin një përballje më të luftuar se sa lojtarët që vijnë nga një sezon rraskapitës me mbi 55 ndeshje mbi supe.

" Po të shihnim në një përballje për vendin e tretë mes Norvegjisë dhe Zvicrës, sigurisht që do të shihnim një ndeshje shumë më të luftuar, shumë më të dëshiruar nga futbollistët e të dy palëve. Sepse përtej optimizmit, po themi, për të parë një ndeshje të bukur sonte, kemi disa futbollistë që shkuan... për ta fituar këtë trofe.

Dhe tre ditë pas zhgënjimit, pas eliminimit, dhe sidomos në fund të një sezoni shterues, pra në hapat e fundit të maratonës, është e vështirë që të gjesh motivim dhe forcë që të japësh maksimumin, të dhurosh spektakël në një ndeshje si kjo. Jo më kot të dy trajnerët kanë preferuar që të paktën në 50% të formacionit të hedhin futbollistë që kanë luajtur më pak, ose futbollistë që mund të jenë edhe në qendër të merkatos këtë verë. Të cilët ndoshta mund të kenë një motivim më shumë për të, për të dhënë diçka, pra për të tërhequr vëmendjen diku apo ku di unë se çfarë.

Megjithëse janë emra që vështirë se ia lënë merkaton vetëm një ndeshjeje, por gjithsesi kanë zgjedhur, le të themi, lojtarë që kanë luajtur më pak. Por që të presësh nga Harry Kane apo Jude Bellingham, futbollistë që kanë luajtur nga rreth 55-60 ndeshje gjithë sezonin, pa llogaritur këto të Botërorit, që të gjejnë forca për të luajtur maksimumin për vendin e tretë, është e vështirë. Përjashtim bën këtu Kylian Mbappe që Luan për një rekord personal që është Këpuca e Artë, pra një trofe personal. Meqenëse është deri në këtë pikë, pse të mos e tentojë të jetë ai golashënuesi më i miri i Botërorit, sepse në fund fare do të mund ta shkruante...", u shpreh Halili.

EMISIONET