Stil pa kufij/ Anya Taylor-Joy habit publikun me paraqitjen ekstravagante në rrugët e Nju-Jorkut(FOTO)

Aktorja e njohur Anya Taylor-Joy ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit në rrugët e Nju-Jorkut, duke zgjedhur një kombinim të pazakontë që ndërthur guximin me elegancën.
Ylli i “The Queen’s Gambit” u shfaq duke dalë nga hoteli “The Bowery” me një fund midi me motive abstrakte dhe ngjyra të forta, ndërsa surpriza kryesore ishte zgjedhja e saj për pjesën e sipërme.
Në vend të një bluze klasike, aktorja zgjodhi një sutjenë të vogël ngjyrë vjollcë, të cilën e kombinoi me një triko të shkurtër në ngjyrë të gjelbër ulliri të lënë të hapur.
Kombinimi i nuancave të forta – portokalli, e verdhë, vjollcë dhe jeshile – krijoi një stil të veçantë “color blocking”, një trend që kërkon guxim dhe siguri në përzgjedhjen e veshjeve.
Paraqitjen e saj, Taylor-Joy e kompletoi me shapka të verdha me taka transparente, grim minimalist dhe flokët bionde të lëshuara natyrshëm.

Me këtë dalje publike, aktorja 30-vjeçare dëshmoi edhe një herë se nuk i frikësohet eksperimenteve në modë dhe se vazhdon të jetë një nga figurat më të spikatura të stilit në Hollywood.


