Chelsea “rrëmben” yllin e Aston Villas/ 137 milionë euro për Morgan Rogers, Arsenali mbetet duarbosh

Chelsea ka arritur një marrëveshje verbale me Aston Villan për transferimin e Morgan Rogers, duke mposhtur konkurrencën e Arsenalit për shërbimet e mesfushorit ofensiv anglez.
Sipas burimeve pranë negociatave, oferta e “Bluve” prej rreth 137 milionë eurosh është pranuar nga Aston Villa, ndërsa detajet përfundimtare të marrëveshjes pritet të finalizohen në ditët në vijim.
Rogers ka rënë dakord për një kontratë gjashtëvjeçare me Chelsean, e cila do ta mbajë atë në “Stamford Bridge” deri në vitin 2032, me mundësi zgjatjeje edhe për një sezon tjetër. Testet mjekësore të lojtarit janë planifikuar të zhvillohen të hënën.
23-vjeçari ka zgjedhur Chelsean si destinacionin e tij të ardhshëm, ku projekti i klubit dhe prania e trajnerit të ri Xabi Alonso kanë ndikuar në vendimin e tij.
Arsenali gjithashtu kishte shfaqur interes për reprezentuesin anglez, por nuk arriti ta bindte lojtarin, i cili preferoi kalimin te rivalët londinezë.
Nëse përfundon me sukses, transferimi i Rogers do të bëhet blerja më e shtrenjtë në historinë e Chelseat, duke tejkaluar rekordin aktual prej 121 milionë eurosh të paguara për Enzo Fernandez nga Benfica në vitin 2023.
Morgan Rogers u transferua te Aston Villa nga Middlesbrough në shkurt të vitit 2024 për një shumë fillestare prej 8.2 milionë eurosh, me bonuse që mund ta çonin marrëveshjen në rreth 17.6 milionë euro.
Gjatë dy sezoneve të fundit, Rogers është shndërruar në një nga mesfushorët ofensivë më të spikatur në Ligën Premier, duke regjistruar 31 gola dhe 29 asistime në 125 paraqitje me fanellën e Aston Villas.


