Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Voton Kurti: Sot vendosin ata që votojnë, ushtroni të drejtën tuaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Qershor 2026, 10:48

“’U sugjeroj qytetarëve të kontrollojnë ku e kanë vend votimin dhe më pas të nisen në këtë ditë kaq të rëndësishme për Kosovën, qeverisjen në vazhdim dhe për mbarëvajtjen e republikës.
Sa më e lartë të jetë pjesëmarrja në zgjedhje aq më i madh është legjitimiteti i institucioneve dhe më solid stabiliteti i tyre. Sot vendosin ata që votojnë dhe prandaj u bëj thirrje qytetarëve të Kosovës të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike”, u shpreh Kurti pasi votoi.
